Siguronin kanabis dhe e “sistemonin” me doza në shtëpi për ta shitur, arrestohet 21-vjeçari në Berat

Siguronin kanabis dhe e “sistemonin” me doza në shtëpi për ta shitur, arrestohet 21-vjeçari në Berat

Një 21-vjeçar me iniciale A.K është arrestuar nga policia në Berat. I riu, siguronte kanabis dhe më pas e ndante në doza në banesën e tij dhe ja jepte shokut të tij 20 vjeç për ta shitur. Ky i fundit po hetohet në gjendje të lirë, lënda narkotike e gjetur në banesën e shtetasit A. K. dhe në automjetin që drejtonte shtetasi K. K., si dhe celularët e këtyre shtetasve, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet...