“Sa përqind do fitosh ti? Po ti?”, kandidatja e Vlorës në podcastin e Ramës: Unë do marr 80%. Kandidati i Tepelenës: Unë besoj 83%

“Sa përqind do fitosh ti? Po ti?”, kandidatja e Vlorës në podcastin e Ramës: Unë do marr 80%. Kandidati i Tepelenës: Unë besoj 83%

Një ditë para heshtjes zgjedhore, kryetari i PS-së, Edi Rama ka ndryshuar edhe ditën kur e publikon podcastin e tij “Flasim”. Këtë herë në tryezën e kreut të socialistëve ishin ulur pesë kandidatët e PS-së për bashkitë ku të dielën do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Pas një bisede të gjatë me ta, në fund, Rama i ka kërkuar secilit nga një parashikim se si do të dalin në këto zgjedhje. Të favorizuar edhe nga mungesa e fushatës nga opozita, e cila këtë herë ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur, socialistët duket se i kanë hyrë garës me njeri-tjetrin se kush do të fitojë më shumë. Biseda: Edi Rama: Në fund fare një parashikim. Sa përqind do të marrësh ti? Brunilda Mersini: Unë...