Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Trump takon Orbanin, në fokus energjia ruse dhe bashkëpunimi ekonomik
Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 13:27 Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë sot një takim dypalësh me kryeministrin hungarez Viktor Orban, me fokus varësinë energjetike të Hungarisë nga Rusia dhe mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Ky është takimi i parë zyrtar mes dy liderëve që nga rikthimi i Trumpit në detyrë në janar. Orban, një aleat i hershëm i Trumpit dhe mbështetës i politikave kundër emigracionit, përballet me presion ndërkombëtar për shkak të qëndrimit pro energjisë ruse. Trump ka kërkuar që vendet evropiane të ndalojnë blerjen e naftës nga Rusia, si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar financimin e luftës në Ukrainë. Në prag të takimit, zyrtarë hungarezë konfirmuan se Orban do të kërkojë përjashtime nga sanksionet amerikane ndaj...