Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Banorët e Durrësit protestë te Kryeministria: Po na nxjerrin nga shtëpitë për një lulishte
74 familje nga Durrësi kanë protestuar sot përpara godinës së Kryeministrisë, kundër vendimit të autoriteteve, projektit TID për shembjen e banesave të tyre në zonën pranë amfiteatrit të qytetit. Banorët shprehen se janë njoftuar papritur se shtëpitë e tyre do të prishen për t’i hapur vendin një lulishteje publike, pa u pyetur dhe pa u marrë dakordësia e tyre. Prej ditësh, 74 familjet që preken nga zbatimi i projektit TID kanë nisur të kërkojnë mbështetjen e familjeve durrsake për nënshkrimin e peticionit kundër shpronësimeve të padrejta. Sipas protestuesve, procesi i shpronësimit po bëhet me çmime reference, që nuk pasqyrojnë vlerën reale të pronave dhe nuk u japin mundësi të blejnë një banesë të re. Ata thonë se kanë marrë vetëm tre muaj afat për të...