Ligji për barazinë gjinore/ Myftiu i Vlorës: Mallkuar qoftë çdo dorë që ngrihet për të keqen e këtij populli

Ligji për barazinë gjinore/ Myftiu i Vlorës: Mallkuar qoftë çdo dorë që ngrihet për të keqen e këtij populli

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku, ka reaguar ashpër pas miratimit në Kuvend të ligjit për barazinë gjinore. Projektligji u votua dhe u miratua të enjten nga Parlamenti Shqiptar, duke shkaktuar reagime të shumta nga përfaqësues të komuniteteve fetare në Vlorë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoxhllaku e quajti vendimin “një njollë të zezë”, duke shtuar: “Historia nuk do ta harrojë këtë njollë të zezë që votuat. Mallkuar qoftë çdo dorë që ngrihet për të keqen e këtij populli fisnik”, është shprehur Hoxhllaku.