Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Kushtetuesja e riktheu në detyrë/ Vjen reagimi i parë nga Veliaj: Tirana nuk ndalet. Ju dua shumë
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e riktheu në detyrë, duke e cilësuar atë si një fitore të demokracisë dhe të votës së lirë. Në një mesazh të publikuar përmes avokatëve të tij, Veliaj shprehet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte për një individ, por për qytetarët e Tiranës dhe për parimet e shtetit të së drejtës. Ai shtoi se ky vendim përfaqëson një mesazh më të gjerë për respektimin e demokracisë dhe të ligjit në vend Veliaj falënderoi qytetarët e Tiranës për mbështetjen dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe. Postimi i plotë: Të dashur miq,Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët.Drejtësia...