Bulqiza në vend numëro/ Gjashtë vite nga tërmeti i 2019-ë asnjë ndërhyrje, dy pallate mbeten ende të dëmtuara

Bulqiza në vend numëro/ Gjashtë vite nga tërmeti i 2019-ë asnjë ndërhyrje, dy pallate mbeten ende të dëmtuara

Në qytetin e Bulqizës, edhe pse kanë kaluar gati 6 vite nga tërmeti i vitit 2019, dy pallate vazhdojnë të jenë të pabanueshme. Njëri ndodhet në qytetin e ri të Bulqizës dhe tjetri në qytetin e vjetër. Në total, 33 familje janë prekur  15 në pallatin e qytetit të ri dhe 18 në atë të qytetit të vjetër. Banorët shprehen se ende nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare dhe kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Sipas tyre, jetesa në këto kushte është e vështirë, ndërsa shumë familje janë detyruar të shpërngulen drejt Tiranës, Durrësit apo edhe jashtë vendit. Nga ana tjetër, specialistë të fushës, inxhinierë dhe gjeologë që kanë inspektuar zonën, pohojnë se nevojitet një studim i hollësishëm për të përcaktuar lëvizjet e tokës, pasi sipas...