Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Drejtësia foli”/ Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Erion Veliaj reagon për herë të parë: Do të kërkoj të mos pengohem..
Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e ktheu në detyrë. Postimi i plotë: Të dashur miq,Për shkak të kushteve ku ndodhem, vetëm tani munda të çoj këtë pusullë-postim me avokatët. Drejtësia kushtetuese foli. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte një vendim për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij.Gjykata Kushtetuese rivendosi jo thjesht një mandat, por dinjitetin e ligjit dhe besimin se shteti ka ende busull. E drejta mund të vonojë, por...