“Fjalimet tona do t’i mbajmë para ndërtesës së Qeverisë”, Berisha: Shumë shpejt protesta e parë kombëtare

“Fjalimet tona do t’i mbajmë para ndërtesës së Qeverisë”, Berisha: Shumë shpejt protesta e parë kombëtare

“Çka do të thotë shkelmim i Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit. Çka do të thotë mohim i të drejtave të opozitës. Plas çdo skandal, jo tanimë kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelancë. Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet. Pas 9 seancash, opozita është lejuar të debatojë vetëm një ditë në parlament. Atëherë ne kalojmë në debat me qytetarët.Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni. Kjo nuk do të...