Burimi:
Fieriweb.com
Foto © Fieriweb.com
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, kryebashkiaku reagon: “Ky nuk është një vendim për mua, por për popullin e Tiranës”
Tiranë – Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka rrëzuar pezullimin e tij nga detyra, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një mesazhi të shpërndarë nga avokatët e tij. Në postimin e bërë publik, Veliaj thekson se ky vendim nuk është thjesht për një individ, por për demokracinë dhe votën e lirë të qytetarëve të Tiranës.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte për të më kthyer mandatin mua, por për t’ua kthyer atyre që ju përket, popullit të Tiranës. Ky nuk është një vendim për një njeri, por për demokracinë shqiptare, për votën e lirë dhe për çdo qytetar që beson se pushteti buron nga populli dhe i përket atij,” – shkruan Veliaj. Reklama...