Shp*rthim i fuqishëm në Torino, plagoset një çift i moshuar dhe  shembet muri i apartamentit

Shp*rthim i fuqishëm në Torino, plagoset një çift i moshuar dhe shembet muri i apartamentit

Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 12:43 Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e sotëm qytetin Rivarolo Canavese në Torino,  duke shkaktuar dëme të mëdha në një ndërtesë katërkatëshe dhe plagosjen e një çifti të moshuar. Shpërthimi ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit,  duke shkatërruar plotësisht një apartament në katin e dytë. Sipas autoriteteve italiane , një çift 70-vjeçar u plagos,  njëri prej tyre në gjendje të rëndë.Të plagosurit u transportuan me urgjencë,  njëri me helikopter. Asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Shpërthimi hodhi xhamat,  mobiljet,  murin e kuzhinës dhe kangjellat e ballkonit në oborrin e ndërtesës. Brigada e zjarrfikësve dhe ambulancat u mobilizuan menjëherë në vendngjarje. “Kemi evakuuar pesë familje,”  deklaroi Martino Zucco Chinà, kryebashkiak i qytetit. Autoritetet dyshojnë se shkaku...