Greqia synon të bëhet qendra e furnizimeve me gaz amerikan në Evropë

Greqia synon të bëhet qendra e furnizimeve me gaz amerikan në Evropë

Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 13:11 Në një moment kyç për strategjinë energjetike të Bashkimit Evropian,  Greqia ka shpallur ambicien për t’u kthyer në një portë hyrëse për gazin natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara drejt Evropës,  ndërsa kontinenti synon të shkëputet nga varësia ndaj gazit rus deri në vitin 2027. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis prezantoi vizionin e vendit në konferencën ndërkombëtare të energjisë “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik të Energjisë” (P-TEC),  që po zhvillohet në Athinë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga mbi 20 vende evropiane,  si dhe zyrtarëve të lartë amerikanë,  përfshirë sekretarin e Energjisë Chris Wright dhe sekretarin e Brendshëm Doug Burgum, “Ndalimi i gazit natyror rus është një mundësi për të riformësuar strategjinë energjetike të Evropës Juglindore,”  tha Mitsotakis, duke...