Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Brunilda Mersini: Motoja jonë, Vlora të jetojë 365 ditë me intensitet të njëjtë
Kandidatja e Partisë Socialiste për kryetare të bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini, e cilëson garën për zgjedhjet e pjesshme lokale si një sfidë personale dhe një mundësi për të kontribuar në ndryshimin e qytetit. E ftuar në podcastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, Mersini theksoi nevojën për përkushtim dhe sakrificë për të sjellë ndryshime pozitive në qytet: “Njerëzit që duan ndryshime për mirë duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë komoditetin dhe të përballen me realitetin e padrejtësisë dhe indiferencës. Ndryshe, nuk ndryshon asgjë për mirë.” Duke folur për atmosferën zgjedhore, Mersini vlerësoi angazhimin politik të qytetarëve vlonjatë: “Vlora ka treguar gjithmonë kulturë demokratike dhe përgjegjësi qytetare. Zgjedhjet e 11 majit e dëshmuan këtë me 9 mandate për PS. Jam shpresëplotë që angazhimi do të...