Izraeli ndalon sulmet ndaj Hezbollahut në Libanin jugor

Izraeli ndalon sulmet ndaj Hezbollahut në Libanin jugor

Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 11:48 Ushtria izraelite ka njoftuar përfundimin e operacioneve ushtarake kundër objektivave të Hezbollahut në jug të Libanit,  pas një serie sulmesh të kritikuara nga paqeruajtësit e OKB-së. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se kanë përfunduar sulmet ndaj njësisë elitare “Radwan” të Hezbollahut,  duke shënjestruar depot e armëve të ndërtuara,  sipas tyre,  në zona të banuara nga civilë. Para ndërhyrjes,  IDF-ja kishte paralajmëruar banorët të largoheshin nga pesë zona të caktuara në jug të vendit. Presidenti libanez Joseph Aoun e cilësoi sulmet si një “krim flagrant” nga ana e Izraelit,  ndërsa burimet e sigurisë raportuan se zonat e prekura përfshinin fshatrat Taybeh,  Tir Dabba dhe Ayta al-Jabal. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze:  Një person u plagos në Tayr Debba...