Abdurrahim Buza, mjeshtri që u frymëzu nga tradita, etnosi dhe historia

Abdurrahim Buza, mjeshtri që u frymëzu nga tradita, etnosi dhe historia

Albert Vataj Pavarësisht kohës së cilës ai i përkiste, tablotë dhe tematikat që ai shtjelloi, tregojnë për një thirrje të ethshme të gjakut, të cilën ai e solli në punët e tij, duke mëtuar gjithëçfarë atë trevë e identifikon, epika, tradita, eksodi, etnosi, dhe padyshim ajo palet ngjyrash dhe ai arkaizëm shtjellimi estetik. Arti që ai realizoi, i përket një plejade artistësh, të cilët u rreken ta shpëtonin ndikimin që do të kërkonte dhe ngulmonte të vendoste sistemi politik dhe mbikëqyrja e rreptë e çensorve. Kuvendi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit nga Abdurrahim Buza Trajtesa estetike te qasja e tij krijuese nuk ngacmohej nga indikatorë të çastit, duke dëshmuar pothuajse një shkëputje e qëllimtë nga realiteti i atypëratyshëm, për ta fokusuar tablonë e tij te...