Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Atentati ndaj Arjan Ndojës! Mungojnë 3 dëshmitarët në gjyq, SPAK kërkon të lexohen deklarimet paraprake
Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes,të cilët po gjykohen për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në vitin 2019, tre dëshmitarët e thirrur nuk u paraqitën, pasi nuk u gjetën në banesë. Prokuroria e Posaçme kërkoi që gjykata të lexojë deklarimet e dhëna në fazën paraprake hetimore. Gazetari i A2 CNN Armand Bajrami raporton se është lexuar dëshmia e të miturve që panë makinën Mercedes-Benz e përdorur për atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, alias Pellumb Muharremi. Aleksander Laho: “Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pas emrin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar te lokal Korali në plazh, për të ngrene drekë. Në lokal kam ngrenë drekë. Më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë...