‘Finalet’ për play-off e Botërorit, Sylvinho: S’është momenti për llogari, kundër Andorrës do jetë e vështirë

‘Finalet’ për play-off e Botërorit, Sylvinho: S’është momenti për llogari, kundër Andorrës do jetë e vështirë

Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho, doli para medieve pasi bëri publike listën e 25 futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjeve të nëntorit, të cilat janë të fundit për këto kualifikuese. Për Grupin K të Kupës së Botës 2026, Shqipëria luan më 13 nëntor në Andorra dhe më 16 nëntor në Tiranë vjen Anglia, e cila është kualifikuar për në fazën finale.  Tanët mbajnë vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe kanë shanse reale për vendin e dytë që të dërgon në fazën play-off, nga ku do kërkohet një biletë për në finalet e Botërorit që verën e ardhshme do zhvillohet në Amerikën e Veriut.  Kuqezinjtë janë të favorizuar pasi edhe rivalët direkt, Serbia, ka ndeshje kundër Anglisë në Londër dhe në rast të...