“Klevisi me armë, Xheferri me fishekë e Himçi me mitraloz”/ Satira e Gjekmarkajt për seancën e Kuvendit: Beteja me tre buajt e parlamentarizmit Niko, Tao e Toni

“Klevisi me armë, Xheferri me fishekë e Himçi me mitraloz”/ Satira e Gjekmarkajt për seancën e Kuvendit: Beteja me tre buajt e parlamentarizmit Niko, Tao e Toni

Demokrati Agron Gjekmarkaj ka rrëfyer me satirë të gjithë seancën plenare të ditës së djeshme, e cila u shoqërua me përplasje mes opozitës dhe maxhorancës. Ai është ndalur fillimisht tek Klevis Balliu, i cili pati sida përplasje gjatë seancës, por jo vetëm. Gjekmarkaj nuk ka lënë pa përmendur as demokratët e tjerë, teksa në fokus kishte kreun e Kuvendit, Niko Peleshi. “Klevis Balliu dje kishte zhveshur rrobat e robërisë dhe fort gjuante me armët e trimërisë bam e bum gjithë ditën mbi mazhorancën, saqë u duk se për një moment i mbylli të gjithë në tunelin e Llogarasë! Besarti i mbante arkën me fishekë, Bled Himçi mitrollozin. Goja ju bë shkrumb, lypi ujë – fat që Ina Zhupa si Bubulina u gjend aty me një...