Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“83% besoj”, Rama dhe kandidatët socialistë hedhin ‘bastin’ për zgjedhjet e së dielës, pasuesi i Tërmetit më entuziasti
rama me kandidatet socialist TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot në podcastin “Flasim” kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e pjesshme lokale të së dielës. Në fund të bisedës me ta, ku ironizoi kandidatët e pavarur të mbështetur nga opozita, Rama pyeti socialistët, se cilat ishin parashikimet e tyre për zgjedhjet e së dielës. Të gjithë padyshim e mendonin fitoren, ndërkohë që më entuziasti dukej pasuesi i Tërmet Peçcit në Tepelenë. Gramoz Sako tha se parashikon fitoren në zgjedhjet e së dielës me 83% të votave. Në shifra të ngjashmë synonte dhe Bruna Mersini në Vlorë, me 80% të parashikimit të saj. Ndërkohë që kandidatët për Beratin, Matin dhe Cërrikun, u shprehën për një fitore në shifrat e 70% të mbështetjes. Kreu i qeverisë,...