Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Zgjedhjet e 9 nëntorit, kandidatët e PS besimplotë: Do kemi rezultat të mirë! Rama: Halli i PD do jetë kujt t’i lërë humbjen në derë
Më 9 nëntor, 5 bashki të vendit i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. Vlora, Tepelena, Berati, Mati dhe Cërriku janë 5 bashkitë aktualisht pa kryetar bashkie. Ndërsa për Tiranën zgjedhjet u pezulluan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila riktheu Erion Veliajn në detyrë. Brunilda Mersini, kandidatja e PS për bashkinë e Vlorës, Gramoz Sako, kandidat për Tepelenën, Ervin Cece, kandidat për Beratin. Altin Bojni, kandidat për Matin dhe Florenc Doka, kandidat për bashkinë e Cërrikut ditën e sotme iu bashkuan podcastit “Flasim” të kryeministrit Rama. Të pestë kandidatët u shprehën optimist lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 9 nëntorit. Ata shprehën bindjen se do të korrin fitore të thellë. Brunilda Mersini: Është një sfidë. E gjej veten të përgatitur...