Në kërkim nga Gjykata e Posaçme për trafik droge, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari Emri Hysenaj

Në kërkim nga Gjykata e Posaçme për trafik droge, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari Emri Hysenaj

ekstradimi TIRANË- Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë. Sipas policisë, Emri Hysenajt GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. 39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë. NJOFTIMI I POLICISË Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë. Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur...