180 vullnetarë në aksion pastrimi në Fushë-Buall: Bashkia Elbasan dhe Organizata “Rrjedha” për një mjedis më të pastër

180 vullnetarë në aksion pastrimi në Fushë-Buall: Bashkia Elbasan dhe Organizata “Rrjedha” për një mjedis më të pastër

Një aksion i gjerë pastrimi është zhvilluar në fshatin Fushë-Buall, në njësinë administrative Shushicë, ku rreth 180 vullnetarë janë bërë pjesë e nismës për pastrimin e përrenjve malorë.Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim mes Bashkisë Elbasan dhe Organizatës “Rrjedha”, që për herë të katërt ndërmerr veprime konkrete për mbrojtjen e rrjedhave ujore në zonat malore. Përroi i Fushë-Buallit njihet si një nga zonat më të bukura dhe më të pasura me burime ujore, me potencial të madh turistik, por është prekur nga mbetjet që hidhen pa kriter nëpër përrenj, të cilat më pas përfundojnë në rrjedhën e lumit Shkumbin dhe në tokat bujqësore të Shushicës. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, gjatë aksionit tha se përveç pastrimit fizik, është ndërmarrë edhe një sesion informimi për...