5 bashki dhe 13 kandidatë në garë/ Çfarë pritet nga zgjedhjet e së dielës, a do ia dalin socialistët të fitojnë 5-0

5 bashki dhe 13 kandidatë në garë/ Çfarë pritet nga zgjedhjet e së dielës, a do ia dalin socialistët të fitojnë 5-0

TIRANË- Të dielën e 9 Nëntorit, qytetarët e 5 bashkive në vend do t’i drejtohen qendrave të votimit, për të zgjedhur kryetarët e tyre, që do t’i qeverisin për një mandat të pjesshëm, deri në zgjedhjet lokale të vitit 2027. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të pezulluar mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë, dhe për të rikthyer në detyrë Erion Veliajn, ethet e garës duket të jenë zbehur ndjeshëm, edhe për shkak se kandidatët kanë tentuar që të bëjnë një fushatë të shpejtë lokale, pa zhurmën dhe projektorët e të dërguarve nga Tirana. 5 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet të dielën janë Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena, kryesisht bastione të së majtëve, ndërkohë që 13 kandidatë në garë synojnë që të zgjidhen në...