Berisha s’po e përtyp dot faktin që Shqipëria po bëhet gati të hapë grupkapitullin për BE

Berisha s’po e përtyp dot faktin që Shqipëria po bëhet gati të hapë grupkapitullin për BE

Analisti politik Skënder Minxhozi ka komentuar zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve të së dielës, duke theksuar se nuk pret surpriza apo ngjarje të veçanta në këtë proces. Sipas tij, rezultati pritet të sjellë vetëm një rikonfirmim të votave për Partinë Socialiste, ndërsa zgjedhjet do të shërbejnë kryesisht për plotësimin e disa pozicioneve të mbetura bosh. Minxhozi u shpreh gjithashtu se reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha nuk lidhet me çështjen e barazisë gjinore, por me pakënaqësinë ndaj procesit të integrimit europian, në një kohë kur Brukseli po shfaq optimizëm për hapjen e grupkapitujve me Shqipërinë. “Nuk shikoj ngjarje ditën e diel. Shikoj vetëm një rikonfirmim të votave të Partisë Socialiste. Nuk pres surpriza. Ju si gazetarë e keni prezent faktin që i vetmja gjë që...