Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Djemtë më të rrezikuar se vajzat’, OBSH: Një në 10 fëmijë është obez në Evropë
Obeziteti tek fëmijët është një problem i madh në Evropë dhe vjen me rreziqe shëndetësore “kërcënuese për jetën”, paralajmëron një raport i ri. Një në katër fëmijë të vegjël është mbipeshë, përfshirë një në 10 që është obez, sipas anketës nga e gjithë Evropa të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Këto norma janë shumë më të larta në Evropën Jugore, ku gati një në pesë fëmijë jetojnë me obezitet. Obeziteti në fëmijëri rrit rrezikun e diabetit, kancerit, sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të tjera kronike në moshë madhore. Anketa, e kryer nga viti 2022 deri në vitin 2024, përfshinte të dhëna nga rreth 470 mijë fëmijë të moshës gjashtë deri në nëntë vjeç në 37 vende. Studiuesit mblodhën detaje shtesë...