Marrëveshja: 5600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL Insurance Group

Marrëveshja: 5600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL Insurance Group

MARREVESHJA TIRANË- Presidenti i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, dhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, z. Krenar Alimehmeti, nënshkruan një marrëveshje njëvjeçare bashkëpunimi në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit. Nga kjo marrëveshje, 5,600 fëmijë futbollistë, djem dhe vajza, që luajnë brenda qarkut të Tiranës, do të përfitojnë kontrolle mjekësore të rekomanduara dhe siguracion për dëmtimet sportive në një paketë të përbashkët, e cila ofrohet si gjysmësponsorizim nga SIGAL Insurance Group. Marrëveshja u shoqërua me një ceremoni të rastit, ku mbajtën fjalët e tyre përfaqësues të FSHF-së, SIGAL Insurance Group-it dhe SHRFT-së. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përshëndeti marrëveshjen duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve dhe cilësisë së futbollit të moshave. Ai...