Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
“Daily Mail”: Britanikët zgjedhin Shqipërinë në vend të Spanjës për pushime
Kostoja është bërë faktori numër një në zgjedhjen e një destinacioni pushimesh, duke i nxitur vizitorët të shohin përtej alternativave tradicionale evropiane në favor të vendeve më të përballueshme, shkruan Natalie Chalk në një artikull të botuar në “Daily Mail”. “Pavarësisht rritjes së kostos së jetesës që i rëndon buxhetet familjare, 75% prej tyre ende i japin përparësi pushimeve”, sipas Raportit Global të Udhëtimit WTM 2025. Në raport thuhet se 40% prej tyre thonë se kostot janë “pengesa më e madhe”. Turistët e zgjuar janë në kërkim të mënyrave për të minimizuar shpenzimet e tyre të udhëtimit, për të shfrytëzuar sa më shumë destinacionet e bukura dhe njëkohësisht të përballueshme. Kjo i ka nxitur turistët të përfitojnë nga zbritjet dhe paketat gjithëpërfshirëse ndërsa zbulojnë destinacione...