Post-Kuvendi! ‘Barazia gjinore’ u miratua-deputetët priten me protestë: Turp! Reforma Zgjedhore & Territoriale bashkoi PS-PD

Post-Kuvendi! ‘Barazia gjinore’ u miratua-deputetët priten me protestë: Turp! Reforma Zgjedhore & Territoriale bashkoi PS-PD

Kuvendi në votim TIRANË-12 orë seancë plenare, mes tensioneve dhe debateve përfundoi me pritjen e protestuaesve jashtë dyerve të Parlamentit. 'Turp kombëtar'-kjo ishte pritja e deputetëve socialistë pasi në seancën e 6 nëntorit miratuan me 77 vota pro projektligjin për 'Barazinë gjinore'. Aktivistë dhe përfaqësues nga shoqëria civile protestuan gjithë ditën përpara Parlamentit kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”. Në protestën e organizuar nga Koalicioni “Pro Familjes dhe Jetës”, u theksua rëndësia e mbrojtjes së familjes tradicionale, të fëmijëve dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri. Projektligji 'ndezi' Kuvendin, ku opozita deklaroi gjatë seancës plenare se ky pr.ligj dëmton thelbin e familjes, por mazhoranca sqaroi se ka vetëm burrë e grua dhe se përkatësia e shumëfishtë nënkupton statuset sociale. Në versionin fillestar të projektligjit, përkufizimi i gjinive ishte...