Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ligji për barazinë gjinore/ Eduard Shalsi: Nuk krijohet asnjë gjini e re, jam shastitur nga çfarë është thënë!
Deputeti Eduard Shalsi, njëherazi edhe nënkryetar i Komisionit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për ligjin që ka miratuar Kuvendi mbrëmjen e sotme për barazinë gjinore. Shalsi shpjegoi se ligji është për barazinë mes burrave dhe grave dhe se gjatë debateve të këtyre muajve, ka patur shumë dezinformim. “Thatë që pastori ka thënë 72 gjini. Po argëtohem… Ligji garanton, mbron dhe promovon arritjen e barazisë gjinore, si një vlerë e zhvillimit demokratik. Duam shoqëri të drejta dhe të begata. Nuk krijohet asnjë gjini tjetër. Kemi patur debat, kam dy javë që po merrem si nënkryetar i Komisionit të Shëndetësisë. U shastisa. Isha me disa studentë që kishin nxjerrë çfarë ishin thënë. 99% e “debatit” publik, ishte komplet pa lidhje për çështjen që po diskutojmë. Kishte një shqetësim për...