Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Bordi i Paqes dhe 20 mijë trupa ndërkombëtare për stabilizim, çfarë përmban pr. rezoluta e SHBA për Gazën
Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një projektrezolutë për Gazën, e cila parashikon krijimin e një administrate të përkohshme qeverisëse dhe një force ndërkombëtare stabilizimi me rreth 20,000 trupa, raportoi agjencia Reuters. Sipas dokumentit të parë nga Reuters, administrata kalimtare do të quhet Bordi i Paqes, ndërsa forca ndërkombëtare do të ketë mandatin të “përdorë të gjitha masat e nevojshme” për të përmbushur detyrat e saj — një formulim që në terminologjinë e OKB-së nënkupton autorizim për përdorimin e forcës. Forca e përkohshme do të ketë për qëllim stabilizimin e situatës në Rripin e Gazës, garantimin e sigurisë humanitare dhe mbikëqyrjen e tranzicionit politik, pas përfundimit të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit. Ende nuk dihet nëse projektrezoluta do të marrë...