‘Paratë e buxhetit të shtetit i kaluan kompanisë turke që nuk ka…’,Balliu: Tuneli i Llogarasë pa kolaudim

‘Paratë e buxhetit të shtetit i kaluan kompanisë turke që nuk ka…’,Balliu: Tuneli i Llogarasë pa kolaudim

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me përgjimet e publikuara për zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila po hetohet nga SPAK për një tender me vlerë 50 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Balliu deklaroi se paratë publike janë shpërndarë në mënyrë abuzive, ndërsa kompania që ka përfituar tenderin nuk ka realizuar asnjë punë konkrete në terren. “Paratë e buxhetit të shtetit i kaluan kompanisë turke që nuk ka bërë asnjë punë te tuneli i Llogarasë, dhe këtë e ka bërë Belinda Balluku,” u shpreh Balliu. Deputeti demokrat shtoi se për të siguruar që “vjedhja të shkonte vaj”, është përzgjedhur një kompani supervizore që sipas tij kontrollohej...