Miratohet ligji për barazinë gjinore, Pano: Turp! Deputetët do të japin llogari para Zotit

Miratohet ligji për barazinë gjinore, Pano: Turp! Deputetët do të japin llogari para Zotit

“Turp për të gjithë deputetët”, kjo ishte deklarata e Xhonatan Panos në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, ndërsa deputetët në sallën e parlamentit kaluan me 77 vota pro ligjin për barazinë gjinore. Pano tha se për këtë veprim deputetët e PS do të japin llogari para Zotit dhe para njerëzve. “Të gjithë këta deputetë do të mbajnë përgjegjësi para Zotit dhe para njerëzve. Për të gjithë ata që kanë votuar socialistët, unë them se sot këta deputetë i kanë dhunuar. SHBA i kanë zbuluar njëherë e mirë, ne vazhdojmë me këto marrëzira. Turp për këta parlamentarë! Turp edhe për ata të opozitës që nuk ishin për të votuar,” tha Pano.