Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Mijëra protestues në Riga kundër tërheqjes së Letonisë nga Konventa e Stambollit
Mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytetin letonez të enjten në mbrëmje për të protestuar kundër tërheqjes së mundshme të vendit nga Konventa e Stambollit, një traktat ndërkombëtar që synon të mbrojë gratë nga dhuna dhe abuzimi në familje. Sipas policisë letoneze, të paktën 10,000 persona morën pjesë në tubimin “Le ta mbrojmë Nënën Letoni”, të organizuar nga OJQ-ja lokale Qendra Marta. “Është koha t’u japim një sinjal të qartë si deputetëve aktualë të Saeimës (parlamentit) ashtu edhe atyre që do të vijnë pas tyre — ne nuk do të lejojmë lojëra politike në kurriz të të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratën e organizatorëve. Vendimi i diskutueshëm parlamentar Protesta vjen vetëm disa ditë pasi presidenti Edgars Rinkēvičs ktheu në parlament ligjin që parashikon tërheqjen e...