Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Dorina Mema lexon sms live në emision: Mjeku i tha një nëne se djali i saj mund të kthehej në femër
Aktivistja Dorina Mema solli rrëfimin e një nëne që kishte kaluar një situatë traumatike me një mjek në Shqipëri për këshillën që ai i kishte dhënë për fëmijën e tij. Ajo lexoi mesazhin që tregonte se mjeku i kishte thënë të bënte një analizë, por me shumë mundësi djali i saj do të bëhej femër, diçka kjo që u rrëzua në mënyrë kategorike nga mjekët e huaj ku ajo shkoi për një mendim të dytë. ”Do të doja të ndaja një histori për çështjen e gjinisë, por kur na prek na dhemb edhe më tepër. Unë kam djalin me paralizë cerebrale, ngaqë ka lindur në muajin e gjashtë nuk ka pasur kohën e zhvillimit normal, në organin gjenital. Problemi zgjidhet përmes dy operacioneve që ia...