Hoxha Ylli Gurra kundër ligjit për gjinitë: Dielli i Europës dihet ku është

Hoxha Ylli Gurra kundër ligjit për gjinitë: Dielli i Europës dihet ku është

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra del kundër projektligjit për barazinë gjinore, duke e cilësuar si një përpjekje për t’i imponuar Shqipërisë vlera që bien ndesh me traditën dhe identitetin kombëtar. Për të çështje të tilla me ndjeshmëri të lartë duhen trajtuar përmes referendumit, ku qytetarët të vendosin vetë. “Nëse shoqërisë shqiptare i imponohet humbja e sovranitetit familjar në emër të integrimit, për çfarë na duhet Bashkimi Europian?”, deklaroi ai. Gurra theksoi se nuk është kundër zhvillimit, por kundër çdo forme imponimi që, sipas tij, “nuk pasqyron vullnetin e shumicës së shqiptarëve”. Ai paralajmëroi se “dielli i Europës dihet ku po perëndon”, duke iu referuar humbjes së vlerave tradicionale në disa vende perëndimore. Ish-myftiu kujtoi gjithashtu historinë e persekutimit fetar në Shqipëri, duke thënë se populli...