Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Strategjia e SPAK-ut/ Qyno: Si iu komunikua akuza me urgjencë Belinda Ballukut në limite të afatit të hetimeve
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë nën akuzë zyrtare ministren e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, si pjesë e hetimeve që nisën fillimisht ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH), Evis Berberi. Lëvizja e prokurorisë vjen pas një hetimi intensiv, ku ekspertimi i telefonave të sekuestruar të Berberit zbuloi komunikime kompromentuese me zyrtarë të lartë, përfshirë ministren Balluku, lidhur me tenderin e tunelit të Llogarasë. I ftuar në emisionin 'ÇIM PEKA LIVE' në Syri Tv, gazetari Enton Qyno shprehet se ky hetim, i cili nisi me një kontroll të beftë ndaj Berberi në shkurt të vitit 2024 dhe u pasua me arrestimin e tij në mars, zbuloi se drejtues të tjerë të ministrisë kishin shërbyer si anëtarë të komisionit...