Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tirana, gjeneratori i ekonomisë/ Thellohet diferenca rajonale, Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë
A po rritet ekonomia shqiptare apo vetëm Tirana? Shifrat tregojnë se kryeqyteti po mban mbi supe gjysmën e gjithë rritjes kombëtare ndërsa pjesa tjetër e vendit po ecën shumë më ngadalë. Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia shqiptare në 2023 u rrit me 4.02% ndërsa Tirana kontribuoi me mbi 2%. Por cilat qarqe e pasojnë më tej kryeqytetin? Teksa Tirana mban rolin e saj dominues si qendra kryesore financiare, tregtare dhe administrative e vendit, pas saj renditen qarqet Fier dhe Durrës, që mbeten nyje të rëndësishme për industrinë dhe transportin, ndërsa Elbasani dhe Vlora tregojnë një aktivitet të konsiderueshëm ekonomik në zonat qendrore dhe bregdetare. Qarqet Shkodër dhe Korçë mbajnë një peshë të moderuar. Berati, Lezha, Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi përbëjnë qarqet me kontributin më...