Rama kërkon ndjesë për sulmet ndaj ambasadorit Gonzato

Rama kërkon ndjesë për sulmet ndaj ambasadorit Gonzato

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një kërkesë për falje Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian,Marta Kos, e cila dënoi sulmet e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual. Postimi i plotë i Edi Ramës:  Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese me të cilën një ligj shumë fisnik — plotësisht i përafruar me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin — është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi ne në shqip: Le të lehin qentë, karvani ecën përpara.