Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Berisha sulmoi Gonzaton! Marta Kos: E papranueshme! Barazia gjinore pjesë e ligjit të BE. Rama: Kërkojmë ndjesë
Marta Kos, Silvio Gonzato, Sali Berisha dhe Edi Rama TIRANË-Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka reaguar pas deklaratave në Kuvend të Sali Berishës ndaj ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me projektligjin për barazinë gjinore. Berisha gjatë fjalës së tij sulmoi ambasadorin e BE-së, duke thënë se nuk mund t'i imponojë Shqipërisë bindjet e veta dhe i kërkoi t'i tregojë se cila direktivë e BE-së e përmban diversitetin gjinor. "Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë. Cila direktivë t’u thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga...