“Ku gaboi PD me Veliajn”/ Akademiku Artan Fuga: Tirana do të jetë një arenë ku…

“Ku gaboi PD me Veliajn”/ Akademiku Artan Fuga: Tirana do të jetë një arenë ku…

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Bashkinë e Tiranës nuk mund të ishte ndryshe, në vlerësimin e akademikut Artan Fuga, veçse në respektim të ligjit. “Po të kishte një vendim tjetër Gjykata Kushtetuese do të ndëshkonte vetveten përpara opinionit publik e para ndonjë gjykate të huaj ku çështja mund të shkonte”, u shpreh akademiku, Artan Fuga. Pa mbaruar gjykimi ndaj Erion Veliajt në bashkinë e Tiranës nuk do të ketë zgjedhje, e ky proces do të marr kohë deri në mbarimin e mandatit të plotë 4 vjeçar sipas profesorit Fuga, i cili zbërthen kontradiktën mes kryebashkiakut e kryetarit të PS  dhe mekanizmin ndërmjetës. “Fati politik i Veliajt do të varet nga procesi gjyqësor për fajësinë apo pafajësinë e tij. Deri në atë kohë çështja do të mbetet...