Veliaj rikthehet kryetar nga vendimi i Kushtetueses, Tedi Blushi: Fitore e shtetit të së drejtës

Veliaj rikthehet kryetar nga vendimi i Kushtetueses, Tedi Blushi: Fitore e shtetit të së drejtës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që la në krye të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, ishte një fitore e shtetit të së drejtës. Por për të Veliaj duhet të ishte dënuar nga drejtësia të paktën 8 vite më parë, për aferën e inceneratorëve. “Gjykata Kushtetuese nuk jep pafajësi në raport me veprat penale që mund të kesh konsumuar. Gjykata Kushtetuese është një institucion që qëllim të vetëm ka interpretimin e drejtë dhe të ndershëm të Kushtetutës. Them që është një fitore e shtetit të së drejtës, ku regjimi mori përgjigje për përpjekjet antikushtetuese për të vendosur disiplinë ushtarake brenda shtetit, ku është kryeministri i cili ashtu siç mund të shkarkojë vartësit e tij, nuk mund...