Dëshmia e Clark pritet të hedhë dritë mbi rolin e NATO-s dhe UÇK-së në Kosovë

Dëshmia e Clark pritet të hedhë dritë mbi rolin e NATO-s dhe UÇK-së në Kosovë

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley Clark, të dëshmojë më 18 dhe 21 nëntor në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi. Kjo dëshmi pritet të jetë një nga më të rëndësishmet për mbrojtjen, duke hedhur dritë mbi rolin e NATO-s dhe veprimet e UÇK-së gjatë konfliktit në Kosovë. Gjykata ka rezervuar një ditë shtesë më 21 nëntor për të përmbyllur dëshminë, duke kërkuar gjithashtu që ajo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Pas dëshmisë së ish-ndihmës sekretarit të Shtetit, James Rubin, Clark pritet të ofrojë informacion kyç për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe vendimet strategjike që lidhen me luftën në Kosovë, duke mbështetur mbrojtjen e ish-krerëve të...