Zbulohet laborator droge në Itali,në pranga dy shqiptarë dhe një italian

Zbulohet laborator droge në Itali,në pranga dy shqiptarë dhe një italian

Autoritetet italiane kanë zbuluar një laborator droge në një magazinë në zonën industriale të Cittadellës, pas disa javësh vëzhgimi të fshehtë nga karabinierët. Operacioni çoi në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 434 bimëve marihuane. Në mesin e të arrestuarve janë dy shtetas shqiptarë: Anxhelo Hitaj, 21 vjeç, banues në Cittadella, dhe Antenis Cobaj, nga San Martino di Lupari. Së bashku me ta u arrestua edhe Patrizio Guarise, 69 vjeç, nga Rossano Veneto. Të tre akuzohen për prodhim dhe mbajtje të paligjshme të lëndëve narkotike dhe psikotrope. Më 6 nëntor është caktuar seanca e konfirmimit të arrestimeve para gjyqtarit Claudio Marassi.