Operacion i madh në Spanjë, shkatërrohet organizata shqiptare e trafikut të drogës

Operacion i madh në Spanjë, shkatërrohet organizata shqiptare e trafikut të drogës

Autoritetet spanjolle kanë zbuluar dhe çmontuar një organizatë kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, e cila merrej me trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike drejt Spanjës dhe vendeve të tjera të Europës. Operacioni, që ka zgjatur afro dy vite, çoi në kapjen e mbi 687 kilogramëve kokainë, rreth 2.500 kilogramëve hashash dhe mbi 1.5 milionë eurove në para, si dhe në arrestimin e disa personave kyç, përfshirë drejtues të rrjetit, trafikantë dhe një zyrtar policie të përfshirë në aktivitetin kriminal. Sipas hetimeve, grupi kishte ngritur një sistem të ndërlikuar shpërndarjeje, ku ishulli i Ibizës shërbente si pika kryesore e futjes së drogës në territorin spanjoll. Nga aty, rrjeti kishte shtrirë veprimtarinë në Mallorca dhe në zona të tjera të vendit. Mediat spanjolle...