Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Largim i papritur nga policia/ Ish-shefi i komisariatit nr.2 dorëhiqet pas një arrestimi
Një oficer karriere është larguar nga Policia e Shtetit në një mënyrë që mund të konsiderohej edhe si një largim i paralajmëruar dhe që ka krijuar jo pak zhurmë në korridoret e policisë. Ish-shefi i Komisariatit numër 2 në Tiranë, Ritvan Pali, oficeri i karrierës, që për një periudhë kohe drejtoi njërin prej komisariateve më të rëndësishme në vend, ka mbyllur kapitullin e tij në radhët e policisë. Gjatë drejtimit të Komisariatit nr.2, Ritvan Pali arriti rezultate të larta në detyrë, ndërsa një nga operacionet më të bujshme të asaj kohe ishte arrestimi i personit të shumëkërkuar nga SPAK për bashkëpunim me grupet kriminale, ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina. Por pikërisht pas këtij operacioni që u vlerësua edhe publikisht, karriera e Palit mori një kthesë...