Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
E para grua kryetare në Kongresin Amerikan! Nancy Pelosi largohet nga politika
Nancy Pelosi SHBA- Nancy Pelosi ka njoftuar tërheqjen nga Kongresi Amerikan, duke i dhënë fund një karriere politike që zgjati disa dekada dhe e bëri demokraten nga Kalifornia një nga figurat më të fuqishme në Washington. Me një vidomesazh Pelosi deklaroi se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur në Kongres pas përfundimit të mandatit të saj në janar 2027. “Me një zemër mirënjohëse, mezi pres vitin tim të fundit të shërbimit si përfaqësuesja juaj krenare. Ndërsa ecim përpara, mesazhi im për qytetin që dua është ky: San Francisko, njihe fuqinë tënde. Ne kemi bërë histori. Ne kemi bërë përparim. Ne gjithmonë kemi udhëhequr rrugën dhe tani duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë duke mbetur pjesëmarrës të plotë në Demokracinë tonë dhe duke luftuar për...