Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
A i përkiste arsenali pronarit të ‘Monopol’? Furgoni me snajper e armë mes Tiranës, hetimi i kalon SPAK
Eugert Sino dhe Aurel Hoxha TIRANË- Policia e Tiranës e ka referuar në SPAK hetimin lidhur me arsenalin prej 23 armësh të zbuluar 29 tetor në një furgon të parkuar në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet. Burime për TV Klan raportojnë se çështja i është kaluar Prokurorisë së Posaçme pas dyshimeve se armët e sekuestruara i përkasin një grupi kriminal. Dyshimet e hetuesve janë se arsenali i përket grupit të Aurel Hoxhës, i shpallur në kërkim nga SPAK si porositësi dhe organizatori i vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020, ngjarje kjo e zbardhur falë zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC. Në lidhje me ngjarjen i arrestuar është Eugert Sino, personi në emrin e të cilit ishte vënë pronësia e furgonit ku u zbuluan armët. Para...