Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Prokuroria greke i jep 10 ditë afat Pano Ruçit për autopsinë e Denis Ruçit
Zyra e Prokurorit të Larisës i ka dërguar një njoftim 10-ditor Pano Ruçit, babait të Denis Ruçit, i cili humbi jetën në aksidentin hekurudhor të Tempit, për të përcaktuar llojin e analizave që kërkon të kryhen gjatë autopsisë së trupit të të birit. Urdhri është shpallur në zyrën e avokates Zoe Konstantopoulou, që përfaqëson Pano Ruçin në këtë çështje. Sipas mediave greke, nëse Ruçi nuk përgjigjet brenda afatit të përcaktuar, Prokuroria do ta konsiderojë se ai ka hequr dorë nga çdo kërkesë për analiza të mëtejshme. Në këtë rast, procedura do të vazhdojë sipas udhëzimeve të mjekut ligjor kompetent, duke përfshirë edhe mundësinë e zhvarrimit të trupit.