Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

Mark Rutte: NATO po prodhon më shumë municione se Rusia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca ka arritur të përmbysë epërsinë që kishte Rusia në prodhimin e municioneve, duke theksuar se industritë perëndimore të mbrojtjes po punojnë me kapacitete më të larta se kurrë më parë. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Industrisë së NATO-s në Bukuresht, Rutte u shpreh se “deri vonë, Rusia prodhonte më shumë municione sesa të gjithë aleatët e NATO-s së bashku, por kjo nuk është më e vërtetë”. Ai theksoi se aktualisht janë hapur dhjetëra linja të reja prodhimi dhe po zgjerohet infrastruktura ekzistuese për të përmbushur nevojat në rritje të aleancës. “Po prodhojmë më shumë se sa kemi bërë në dekada”, tha Rutte. Shefi i NATO-s nënvizoi se një industri e fuqishme mbrojtëse...