Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Krimi në familje, dhëndri vret dy vëllezërit/ Prokuroria: Autori i dyshuar me të shkuar kriminale..
Dy vëllezër të moshës madhore janë vrarë me armë zjarri të enjten në fshatin Golluboc të Malishevës, kanë konfirmuar autoritetet kosovare. Policia është ende në kërkim të autorit të dyshuar, i cili sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka të kaluar kriminale dhe më herët gjatë këtij viti ka qenë në paraburgim. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, tha për Radion Evropa e Lirë se ndaj personit të dyshuar, A.I., më 6 prill 2025 ishte caktuar masa e paraburgimit, ndërsa një ditë më pas ishte ngritur aktakuzë për veprat penale “dhunë në familje” dhe “kanosje”. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, konfirmoi se bëhet fjalë për një vrasje të rëndë, të dyfishtë, ndërsa shtoi se policia dhe prokuroria janë duke ndërmarrë të...